SHBA – Arrin në 14 695 numri i të vdekurve nga COVID-19, 2 000 në 24 orë

UASHINGTON, 9 prill /ATSH-AFP/ – SHBA-ja regjistroi sot për të dytën ditë radhazi rreth 2 000 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Bëhet fjalë prë bilancin më të rëndë ditor në botë që prej fillimit të pandemisë.

Ky rekord i ri me +1.973 të vdekur, lehtësisht më i lartë se ai i një dite më parë +1.939 e çon në 14.695 numrin total të të vdekurve të regjistruar.

Fuqia e parë botërore kaloi tashmë Spanjën me 14 555 të vdekur, por mbetet pas Italisë që ka regjistruar deri tani 17.669.

SHBA-ja numëron më shumë se një të katërtën e rasteve të regjistruara zyrtarisht me COVID-19 në botë me 429.052 në total, sipas shifrave të Johns Hopkins, të aktualizuara në vazhdimësi./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.