REUTERS: Këngë e valle mbi tarracat e Durrësit për të ngritur humorin gjatë COVID-19

TIRANË, 9 prill /ATSH/- Ndërsa këngët po bëhen gjithnjë e më të shpeshta nëpër ndërtesat dhe apartamentet në Shqipëri, njerëzit mbushin ballkonet prej hekuri të punuar, varen në dritare për të dëgjuar këngët dhe vallëzojnë nëpër çati.

Kështu e paraqiti agjencia e njohur londineze e lajmeve, Reuters, atmosferën në qytetit bregdetar të Durrësit, ku një grup këngëtarësh, që bëjnë serenata në portin e Durrësit, janë ndër të vetmit njerëz në Shqipëri që iu është dhënë një leje speciale për të dalë jashtë gjatë orarit të kufizimit.

Çdo mbrëmje, para perëndimit të diellit, ata shkojnë nga një lagje në tjetrën në qytetin-port të Shqipërisë, të shoqëruar nga një patrullë policie dhe altoparlantë, për të peerformuar koncerte për familjet e mbyllura brenda ndërtesave dhe apartamenteve përreth.

Banorët e përshkruan interludin muzikore si një bekim për një qytet i cili po duron një nga kufizimet më të rrepta në lidhje me koronavirusin në Europë, ndërsa ende nuk e ka marrë veten nga plagët e një tërmeti, që vrau 24 persona, më pak se pesë muaj më parë.

“Ne e kemi bërë këtë për katër ditë me rradhë dhe duhet të them se nuk e besoja se do të ishte një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës sime si këngëtar”, tha Alban Kamenica, një nga interpretuesit, i cili normalisht këndon për turistë britanikë, polakë dhe austriakë në një hotel aty pranë.

Organizatori i koncertit, poeti Ardi Omeri, mori një dhuratë falënderimi: një vazo me lule.

Për të ndaluar koronavirusin, Shqipëria ka porositur të gjithë banorët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në çdo kohë, përveç ditëve të javës në fashën orare 5:00 dhe 1:00 pasdite./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.