Operacionet humanitare/ Arrin në 199 425 numri i familjeve të ndihmuara

 

TIRANË, 9 prill/ATSH/ 199 425 familje dhe individë shumë në nevojë dhe pensionistë të vetmuar janë ndihmuar me ushqime e barna mjekësore deri tani.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se vetëm sot u ndihmuan 13 863 familje dhe individë.

Konkretisht në Berat 339 familje, në Tiranë 1428 familje, në Elbasan 1380 familje, në Kukës 364 familje, në Dibër 628 familje, në Korçë 3309 familje dhe në Shkodër 2335 familje.

Po ashtu në Gjirokastër u ndihmuan 1691 familje, në Lezhë 573 familje, në Durrës 429 familje, në Vlorë 439 familje dhe në Fier 948 familje.

Rama siguroi se “do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, papushim deri në fund të luftës”. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.