Ndihma nga SHBA në luftën kundër koronavirusit, Manastirliu: Miku i mirë njihet në ditë të vështira

TIRANË, 9 prill/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vlerësoi sot ndihmën e dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë, në luftën kundër COVID-19.

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim i dorëzoi sot ministres Manastirliu ndihmat, mjete për mbrojtjen e personelit shëndetësor, maska e veshje.

“Një mik në nevojë është një mik i vërtetë. Miku i mirë njihet në ditë të vështira. Faleminderit ambasadës së SHBA në Tiranë. Ne jemi bashkë në këtë luftë kundër COVID-19″, shkruan ministrja e Shëndetësisë”, tha Manastirliu.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë premtuar dhurimin edhe të 30 mijë testeve në luftën kundër përhapjes së koronavirusit. /k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.