MILANO – Bursat europiane hapen me rritje

MILANO, 9 prill /ATSH-ANSA/ – Bursat europiane filluan me rritje sot në mëngjes, ndërkohë që sytë e të gjithëve janë drejtuar në takimin e OPEC+ dhe mbërritjen e parashikimeve nga ana e Bankës Qendrore Europiane.

Rritja e çmimeve të naftës shtyu edhe rritjen e bursave, pas deklaratë së presidentit amerikan, Donald Trump, i cili theksoi se ishte i sigurt për një marrëveshje midis Rusisë dhe Arabisë Saudite në çështjen e kuotave të prodhimit të naftës bruto.

Në frontin e valutës, euro vazhdon të mbetet e qëndrueshme në 1,086 krahasuar me dollarin.

Më poshtë pasqyra e bursave kryesore europiane:

Parisi (+ 1,57%)

Frankfurti (+ 1,53%)

Londra (+ 1,46%) dhe

Madridi (+ 1,4%)./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.