ITALI – 610 të vdekur në 24-orëshin e fundit, bien rastet në terapi intensive

ROMË, 9 prill /ATSH-ANSA/- Kurba e koronavirusit në Itali është duke u rënë, por ende me shenja të një rënie përfundimtare, duke qenë se vdekjet u rritën me 610 sot, 68 më shumë sesa dje, sipas raportimeve të Mbrojtes Civile.

Shifrat nga autoriteti i Mbrojtjes Civile treguan se infeksionet e reja u rritën me 1 165 ose 1,7%.

Numri i pacientëve në kujdes intensiv vazhdon në rënie për të gjashtën ditë radhazi. Ka 3 605 pacientë të shtruar, 88 më pak se dje.

Italia ka regjistruar 143 626 raste të konfirmuara me COVID-19 deri më sot, duke përfshirë 18 227 vdekje dhe 28 470 të mbijetuar./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.