IRAN – Qeveria lehtëson masat e izolimit

TEHERAN, 9 prill /ATSH-DPA/ – Pavarësisht një lehtësimi të masave të rrepta me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit në Iran, shumë biznese dhe sektorë mbeten të mbyllura, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA.

Bizneset prodhuese dhe ndërmarrjet në sektorin e shërbimeve do të lejohen të rihapen.

Por për dyqanet, qendrat, tregjet e mbuluara, restorantet, kinematë, teatrot dhe sallonet e bukurisë ende nuk nuk është dhënë urdhër se mund të rihapen.

Irani është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi dhe plani i presidentit, Hassan Rowhani për të lehtësuar izolimin është kritikuar ashpër nga ekspertët e shëndetit. / /sara/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.