INDI – Izolimi ndihmoi në parandalimin e numrit të lartë të të infektuarve

NJU DELHI, 9 prill /ATSH-DPA/ – India mund të kishte regjistruar 820 000 raste me koronavirus deri javën e ardhshme, nëse nuk do të kishte vendosur një izolim mbarë kombëtar, njoftoi qeveria, duke e konsideruar sukses fillestar në luftimin e epidemisë.

“Izolimi i vazhdueshëm i Indisë është më i madhi në botë, me urdhra të lëshuar për 1,3 miliard banorë. Kjo gjë ka ndihmuar në ngadalësimin e shkallës së infeksionit”, deklaroi Vikas Swarup, një zyrtar i lartë në ministrinë e Jashtme.

Qeveria ka pranuar gjithashtu se masat kanë ndikim të fortë te miliona njerëz të varfër dhe do të rëndonin shumë në ekonomi.

“Pa izolim, ne mund të kishim deri në 820 000 raste deri më 15 prill. Me izolimin e vendosur, kemi aktualisht rreth 6 000 raste”, theksoi Swarup, duke cituar një studim të brendshëm nga Këshilli indian i Kërkimeve Mjekësore, të drejtuar nga qeveria. / /sara/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.