ROTERDAM, 9 prill /ATSH-AA/ – Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 148 viktima të reja, duke e çuar në 2 396 numrin e viktimave në Holandë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Instituti shtetëror i shëndetësisë dhe mjedisit të ministrisë holandeze të Shëndetësisë në përditësimin e tij lidhur me pandeminë COVID-19 njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 148 viktima dhe 1 213 raste të reja me koronavirus.
Numri i rasteve të konfirmuara ka arritur në 21 762, ndërsa numri i viktimave në 2 396.
Gjithashtu në 24 orët e fundit, janë shtruar në spital 237 persona duke e çuar në 7 972 numrin e pacientëve në spital. / /sara/