GJERMANI – Ushtria dërgon 60 ventilatorë në Britaninë e Madhe

BERLIN, 9 prill /ATSH-DPA/ – Ushtria gjermane do të dërgojë 60 ventilatorë në spitalet e Britanisë së Madhe, njoftoi ministria e Mbrojtjes në Berlin.

Ventilatorët do të dërgohen sa më shpejt të jetë e mundur, pasi u dha miratimi nga ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer.

Pajisjet do të jepen nga Gjermania pa pagesë. / /sara/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.