COVID-19/ Banka e Shqipërisë pezullon shpërndarjen e fitimit nga bankat

TIRANË, 9 prill/ATSH/ Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendos pezullimin e shpërndarjes së fitimit nga bankat.

“Në bazë të këtij vendimi pezullohet deri në fund të muajit qershor 2020, shpërndarja nga ana e bankave, të fitimit të mbartur nga periudhat e mëparshme, të fitimit të realizuar në vitin 2019 si dhe të fitimit që do të realizohet përgjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2020”, thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.

Kjo masë e autoritetit mbikëqyrës, synon të sigurojë mbështetje për bankat, kryesisht nëpërmjet rritjes së aftësisë së tyre për të përthithur humbjet e mundshme potenciale dhe për të mbështetur kredidhënien për klientët individë dhe biznese gjatë kësaj periudhe, ku vendi është prekur nga pandemia COVID-19./a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.