VIDEO/ Si lindi dhe çfarë dihet deri më sot për koronavirusin e ri COVID-19

PRISHTINË, 8 prill /ATSH/ Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës, bazuar mbi të dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përgatitur një material shumë interesant informues për qytetarët, rreth hipotezave se si lindi pandemia e koronavirusit të ri i cili ishte i panjohur më parë dhe i emërtuar si koronavirusi 2019; çfarë dihet deri tani mbi këtë virus të ri, si dhe këshilla për parandalimin e përhapjes së tij.

Videoja sqaron se duke qenë një virus i ri, i panjohur më parë nga njeriu, edhe ato informacione të grumbulluara deri tani mund të ndryshojnë në të ardhmen.

Mënyra e konceptimit dhe e realizimit grafik të kësaj videoje informative e bën shumë të kuptueshme edhe për fëmijët, ku mund të gjejnë edhe informacione për COVID-19 të cilat nuk i marrin kaq të thjeshta e të sakta nga mediet apo televizionet.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.