VATIKAN – Papa Françesku: Disa politikanë në Europë më kujtojnë Hitlerin

VATIKAN, 8 prill /ATSH-DPA/ – Disa politikanë europianë po shesin ide të ngjashme me diktatorin gjerman nazist Adolf Hitler, tha Papa Françesku nga Vatikani në një intervistë.

Në komentet e shkruara në të përjavshmen katolike britanike, “The Tablet”, Papa kritikoi fjalimet populiste dhe vendimet politike selektive që ai sheh të bëhen në Europë.

“Eshtë shumë e lehtë të kujtosh fjalimet e Hitlerit në 1933, të cilat nuk ishin aq të ndryshme nga ato të disa politikanëve europianë tani”, theksoi papa argjentinas.

Pandemia ka detyruar ndryshime të jashtëzakonshme edhe në Vatikan. Sheshi i Shën Pjetrit dhe Bazilika janë të mbyllura dhe Papa u drejtohet besimtarëve vetëm përmes mesazheve dhe lutjeve të transmetuara drejtpërdrejt. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.