SERBI – Djali i Aleksandar Vuçiç pozitiv me COVID-19

BEOGRAD, 8 prill /ATSH-TANJUG/ – Djali i madh i presidentit serb Aleksandër Vuçiç, Danilo Vuçiç, rezultoi i infektuar me koronavirusin e ri dhe është shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, në Beograd.

Lajmi u postua nga vetë presidenti në profilin e tij në Instagram.

Lajmi që Danilo Vucic ishte infektuar me COVID-19 bëri bujë në mediet rajonale

Informacioni u shfaq pothuajse menjëherë në faqen e internetit të Radio Televizionit të Republikës “Srpska”./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.