Përfitimi i ndihmës financiare/ Tatimet: Ankesat pranë Shërbimit për Tatimpaguesit në drejtoritë rajonale

TIRANË, 8 prill/ATSH/ Ankesat e individëve për përfitimin e ndihmës financiare do të priten nga Shërbimi për Tatimpaguesit në drejtoritë rajonale tatimore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur për qytetarët, të cilët konsiderojnë se mund të jenë përfitues të ndihmës financiare, për shkak të masave shtrënguese të ndërmarra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19, por kërkesa e tyre është refuzuar, se kanë mundësi të paraqesin kërkesën/ankesën e tyre duke duke komunikuar përmes adresës së e-mail të Drejtorisë Rajonale, ku ata banojnë.

Gjithashtu, nëpërmjet adresës së e-mail [email protected],gov.al çdo individ i interesuar mund të paraqesë shqetësimin në lidhje me këtë praktikë.

DPT informon se është e rëndësishme që kërkesa/ankesa e dërguar nga individët të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, si dhe NID përkatës të individit, ndërkohë që tatimpaguesi në kërkesën/ankesën e tij duhet të vendosë NIPT-in e subjektit.

“Administrata tatimore mbetet e angazhuar maksimalisht për të trajtuar me korrektesë çdo kërkesë, si dhe për të vijuar në zbatimin rigoroz të këtij procesi, në përpjekjen e përbashkët për menaxhimin sa më mirë të situatës së emergjencës të krijuar nga COVID-19”, thuhet në njoftimin e DPT-së. /a.gjonaj/ /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.