Misioni humanitar, Malaj për ATSH: 1 017 ndihma ushqimore të shpërndara ditën e sotme

TIRANË, 8 prill/ATSH- A. Fortuzi/ Vijon shpërndarja e ndihmave ushqimore në qarkun e Elbasanit për familjet në nevojë dhe pensionistët e vetmuar.

Prefekti i qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj, i kontaktuar nga ATSH ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme grupet e punës në qarkun e Elbasanit kanë vijuar shpërndarjen e ndihmave ushqimore.

Sipas tij janë 1017 ndihma ushqimore të shpërndara. “Operacioni humanitar për t’i ardhur në ndihmë me medikamente dhe ushqime familjeve në nevojë dhe pensionistëve të vetmuar ka vijuar edhe sot. Gjatë ditë së sotme janë dhënë 1 017 ndihma ushqimore, 69 ndihma joushqimore, 18 janë ndihmat ushqimore me pagesë, 36 ndihma me medikamente të rimbursueshme dhe 36 medikamente me pagesë”, – tha Malaj për ATSH. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.