Masa ndaj COVID-19/ Bashkia Tepelenë, bonus qiraje për 44 familje të pastreha

TIRANË, 8 prill/ATSH/ 44 familje të pastreha, në bashkinë e Tepelenës në jug të vendit, do të përfitojnë bonusin e qirasë për këtë periudhë të situatës së fatkeqësisë natyrore nga COVID-19.

Miratimi i bonusit të qirasë u mor gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak, ku u vendosën dhe një sërë përparësish në respektimin e masave kundër përhapjes së virusit COVID-19, në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.

Bashkia e Tepelenës, bën të ditur se kjo masë ka për qëllim ndër të tjera edhe zbutjen e problemeve ekonomike shkaktuar nga situata e COVID-19.

Ndërkohë bashkia vijon me masat e tjera mbështetëse ndaj qytetarëve, si me shpërndarjen e ndihmave ushqimore për familjet në nevojë dhe pensionistët e vetmuar, dezinfektimin e  ambienteve publike, vendosjen e shenjave të distancimit fizk në subjektet e shërbimit etj.

/r.e

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.