Lufta ndaj COVID-19/Ambasada e SHBA-së në Kosovë prodhon maska

PRISHTINE, 8 prill /ATSH/ -Këndet Amerikane të Ambasadës së SHBA-së janë duke u shërbyer me printerin e tyre të teknologjisë 3D për të luftuar COVID-19 në Kosovë, duke prodhuar maska për fytyrë për qendrat lokale të kujdesit shëndetësor.

Në njoftimin e Ambasadës thuhet se Këndi Amerikan në Prizren është duke prodhuar 100 maska për fytyrë duke përdorur printerin e tyre 3D dhe teknologjinë e lapsit 3D për t’i i dhuruar ato në qendrat shëndetësore lokale në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë së Komunës.

Falë mbështetjes nga profesori inxhinierik i Universitetit të Prishtinës Shaban Buza, ata prodhuan me sukses sasinë e parë të maskave praktike, të cilësisë  së lartë. Që nga 8 prilli, ata kanë prodhuar 50 maska, duke i dhuruar ato në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrën e Emergjencës, si në Prizren ashtu edhe klinikave private, dentistëve dhe teknikëve laboratorik.

Këndi Amerikan në Prishtinë huazoi printerin e tij 3D me pjesë përcjellëse për BONEVET-it në Prishtinë për të mbështetur prodhimin e maskave për fytyrë për punëtorët e shëndetësisë. Duke punuar me partnerët e tyre, vullnetarët dhe komunitetin, BONEVET ka rritur prodhimin e maskave për të mbuluar nevojat e spitaleve dhe qendrave mjekësore, policisë dhe shërbimeve të tjera publike në gjithë Kosovën.

Ambasada në Prishtinë falënderon të gjithë partnerët e saj, stafin e tyre dhe të gjithë vullnetarët e Këndeve Amerikane, të cilët janë duke punuar shumë për të luftuar COVID-19. Në veçanti, dëshirojmë të shprehim mirënjohje për Besart Osmani, Durim Kolukaj dhe Fikret Kastrioti nga Këndi Amerikan në Prizren për mbështetjen e tyre dhënë shërbyesve të kujdesit shëndetësor lokal. Së bashku mund të mposhtim COVID-19./KosovaPress/ /e.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.