FRANCË- 541 viktima në 24-orëshin e fundit, 7 632 në total

PARIS, 8 prill /ATSH-AFP/-Epidemia e koronavirusit ka shkaktuar në total vdekjen e 10 869 personave në Francë, me 541 vdekje të tjera në 24 orëshin e fundit në spitale, tha sot Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jérôme Salomon, gjatë konferencës së përditshme për shtyp.

Sipas autoriteteve lokale, numri i personave që kanë vdekur në spitalet franceze është rritur me 8 % në ditë, në të paktën 7 632 në total.

“Ky vlerësim i ri nuk përfshin, sidoqoftë, shifrat e reja nga institucionet për të moshuarit (Ehpad) dhe institucionet e tjera mjeko-sociale, të cilat nuk mund të përditësohen për shkak të një problemi teknik”, tha Salomon.

Gjithsej 7 114 raste të rënda janë në kujdesin intensiv, një rekord absolut në Francë, që nga fillimi i epidemisë.

“Epidemia është ende shumë aktive dhe tensioni është veçanërisht i lartë në sistemin shëndetësor”, theksoi ai.

Përsa i përket azileve të pleqve dhe institucioneve mjekësore-sociale, raporti i fundit i të martës në mbrëmje raportoi 3 237 vdekje që nga fillimi i epidemisë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.