FOKUS – Investimet e Kinës në BE në nivelet e vitit 2013

PEKIN, 8 prill /ATSH-DPA/ – Investimet e drejtpërdrejta të Kinës në Bashkimin Europian ranë 33% vitin e kaluar, duke arritur nivelet e vitit 2013, pasi kompanitë kineze u përballën me kufizime në rritje të blerjeve jashtë vendit, sipas një studimi.

”Investimet e Kinës në BE ranë nga 18 miliardë euro në 2018 në 12 miliardë euro në vitin 2019”, sipas një studimi nga grupi amerikan ”Rhodium Group” dhe instituti ”Mercator” për Studimet për Kinën (MERICS) në Berlin.

Kulmin e tyre, investimet kineze në Europë e kishin arritur në 37 miliardë euro në vitin 2016.

Rënia vazhdon trajektoren e Kinës në investimet jashtë vendit, e cila filloi në vitin 2017 pasi Pekini vendosi një seri kufizimesh për të frenuar rrjedhën e kapitalit.

Europa gjithashtu ka rritur procedurat e kontrollit të investimeve në sektorët kryesorë.

“Është e vështirë të thuhet se kur do të ndalojë rënia”, tha Agatha Kratz, drejtore e asociuar në ”Rhodium Group”.

“Kina nuk ka gjasa të lirojë kontrollet e kapitalit në një mjedis pas [koronavirus], dhe kushtet financiare në shtëpi ka të ngjarë të përkeqësohen”, shtoi ajo.

Sidoqoftë, çmimet e aseteve në të gjithë botën kanë rënë dhe kompanitë kineze janë të interesuar veçanërisht për asetet europiane, thonë studiuesit.

Sidoqoftë, ata nuk presin një rritje të blerjeve kineze në situatën aktuale të Covid-19, kryesisht sepse ekonomia e Kinës po ngadalësohet, Pekini ka mbajtur kontrollet e kapitalit në vend, dhe disa qeveri europiane kanë marrë masa për të mbështetur kompanitë  vendase./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.