COVID-19 – Kina mbyll një tjetër qytet

PEKIN, 8 prill /ATSH-ANSA/ – Frika për një valë të dytë të infeksioneve me COVID-19 në Kinë po përqëndrohet aktualisht në provincën veriore të Heilongjiangut, pas pikut ditor të 25 rasteve të importuara me ardhjen e pasagjerëve nga Rusia.

Qyteti kinez Suifenhe, me më shumë se 60 000 banorë në kufiri rus dhe porta për në Vladivostok, sot nisi një bllokim si ai që sapo është hequr në Wuhan.

”Banorët janë të detyruar të qëndrojnë në komplekset e banimit dhe vetëm një person për familje do të jetë në gjendje të dalë çdo tre ditë për të blerë nevojat themelore”, sipas televizionit shtetëror kinez, CCTV.

Kina i dha fund zyrtarisht izolimit të qytetit të Wuhan që ishte në fuqi që prej 23 janarit në përpjekjet për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Qyteti i provincës së Hubeit, vend ku ishte edhe epiqendra e shpërthimit të pandemisë, ishte bllokuar duke futur në regjim të fortë 60 milionë banorë.

Nga ora 18:00 e ditës së djeshme është hequr ndalimi.

Makinat janë rikthyer në rrugë dhe pasagjerët kanë hipur në trena./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.