TURQI -Shkon në 725 numri i vdekjeve nga COVID-19

ANKARA, 7 prill /ATSH-AA/- Turqia konfirmoi sot se 76 njerëz të tjerë vdiqën nga koronavirusi në vend gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e vdekjeve në 725.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të koronavirusit u rrit në 34 109 pasi 3 892 më shumë persona u testuan pozitivë me virusin në 24 orët e fundit”, tha ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në një konferencë për shtyp.

Deri më tani, gjithsej 1 582 pacientë janë shëruar, ndërsa 1 474 pacientë aktualisht janë në kujdesin intensiv./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.