Ministria e Shëndetësisë: 6 raste të reja me COVID-19, shkon në 383 numri i të prekurve

TIRANË, 7 prill/ATSH/ Numri i të infektuarve në Shqipëri më COVID-19 deri më 7 prill ka arritur në 383, ku në 24 orët e fundit janë identifikuar 6 raste të reja.

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silvana Bino, në komunikimin për mediet tha se “në 24 orët e fundit janë testuar 182 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 2753 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 383 raste. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor’-tha Bino.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Elbasan, Korçë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë           181 raste
– Durrës           38 raste
– Lushnjë         5 raste
– Elbasan         11 raste
– Fier               26 raste
– Kavajë           8 raste
– Rrogozhinë     4 raste
– Korçë             17 raste
– Vlorë              5 raste
– Shkodër         44 raste
– Lezhë            14 raste
– Berat             2 raste
– Has               12 raste
– Krujë             5 raste
– Tropojë           4 raste
– Pukë              4 raste
– Mirditë           3 raste

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.