Fushë-Arrëz, bashkia vazhdon shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë

TIRANË, 7 prill /ATSH – I. Vata/- Bashkia Fushë-Arrëz vazhdon shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë të izoluara për shkak të COVID-19

Bashkia Fushë-Arrëz shpërndau ndihma sot në Njësinë Administrative Blerim ku u organizua shpërndarja e pakove ushqimore për familjet në nevojë ne Fshatin Dardhë të kësaj njësie.

“Pakot me ushqime u dhuruan nga ish-banori i njësisë Blerim Nikolin Marku. Të pranishëm në këtë organizim ishin kryetari i bashkisë Fushë-Arrëz Fran Tuci, si edhe Administratori i Njësisë Administrative Blerim, Altin Syla.

Kryetari i bashkisë Fushë-Arrëz Fran Tuci, thekson se operacioni për ndarjen e ndihmave për familjet në nevojë do të vazhdojë në të gjithë Njësitë Administrative që askush të mos mbetet pa u mbështetur. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.