FOTO/ Korçë, fermerët vijojnë mbjelljet e sezonit

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Masat e kufizimit të lëvizjes, për mbrojtjen ndaj COVID-19, nuk i pengojnë fermerët të punojnë në ferma dhe serra, pasi për këta punonjës nuk ka kufizim karantine.

Ndaj fermerët po vijojnë me mbjelljet e sezonit, duke respektuar masat e mbrojtjes me doreza, maska dhe duke ruajtur distancimin social.

Në bashkinë Korçë, fermerët po punojnë për hedhjen e nitratit për farën e grurit, misrit, domates, specit e disa perimeve të tjera që mbillen në pranverë.

Ndërkohë që nuk e kanë ndalur veprimtarinë e tyre edhe në punët e tjera në sektorin e blegtorisë apo të përpunimit.

Fermerët në pemëtoret me kumbulla e pjeshkë në zonën e Dvoranit, aktualisht po plehërojnë tokën, duke siguruar prodhimin e radhës me fruta nga këto pemëtore.

Zinxhiri në industrinë e prodhimit ushqimor, vijon normalisht dhe nuk është ndërprerë për asnjë çast, madje është mbështetur nga institucionet e linjës për çdo vështirësi të paraqitur duke garantuar furnizimin e tregjeve me produkte ushqimore e bujqësore, në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme që po kalon vendi, të karantinës, si masë për mospërhapjen e virusit COVID-19.

e.xh/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.