COVID-19/Kosovë-Dy pacientë vazhdojnë në gjendje kritike, priten rezultatet edhe për 10 raste

PRISHTINE, 7 prill /ATSH/ -Në Klinikën Infektive të QKUK-së sot janë të hospitalizuar 47 pacientë me Covid 19, në pritje të rezultateve janë 10 raste, ndërsa janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid 19, gjithsej 4 raste.

Nga 47 raste të infektuar me Covid -19:

– 41 raste janë në gjendje të stabilizuar

– 4 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive

– 2 pacientë janë në mjekimin intensiv në gjendje të kritike dhe në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka asnjë rast të ri të infeksionit brenda-spitalor, ndërsa 4 infermieret e infektuara më parë janë në gjendje të mirë shëndetësore./KosovaPress/ /e.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.