COVID-19 – Katedralja e Nju Jorkut shndërrohet në spital fushor

NJU JORK, 7 prill /ATSH/- Katedralja gotike më e madhe në botë në qendër të Nju Jorkut  po shndërrohet në një spital fushor gjatë pandemisë së koronavirusit, njoftoi tha dekani i saj, Clifton Daniel, për “New York Times”, ndërsa SHBA lufton për të përballuar krizën në rritje.

“Kisha katedrale e “Shën Gjonit Hyjnor”, në Manhattan, do të strehojë nëntë tenda mjekësore në pjesën qendrore të saj dhe në kriptën e saj nëntokësore”, tha ai.

Tendat do të jenë në gjendje të mbajnë të paktën 200 pacientë.

Zyrtarët e katedrales thanë se pacientët me COVID-19 mund të fillojnë të arrijnë brenda një jave.

Spitali në terren do të ketë një personel nga spitali “Mount Sinai Morningside”, që ndodhet pranë kompleksit të katedrales./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.