COVID-19/Beqaj: Për herë të parë kemi me shumë të shëruar se raste të reja në një ditë

TIRANË, 7 prill/ATSH- A. Fortuzi/ Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj, ka publikuar grafikun e të infektuarve me koronavirus të ri në vendin tonë, ndërsa thekson se lajmi i mirë është që sot është dita e parë ku numri i të infektuarve është më i vogël se numri i të shëruarve.

Deputeti Beqaj thekon se “për herë të parë kemi me shumë të shëruar se raste të reja në një ditë”.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur sot se gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar me COVID-19, 6 raste të reja, ndërsa janë shëruar 15 pacientë.

Në total në vendin tonë janë numëruar deri më sot 383 të prekur, nga të cilët 22 kanë humbur jetën, ndërsa 131 janë shëruar. /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.