BRITANI E MADHE – 854 vdekje të tjera nga COVID-19, rekord i ri njëditor

LONDËR, 7 prill /ATSH-AFP/- Britania e Madhe regjistroi sot 786 vdekje shtesë nga koronavirusi i ri, në 24 orëshin e fundit.

“Ky numër i ri vdekjesh shënoi një rekord të ri, duke e çuar numrin e vdekjeve të vendit në mbi 6 000”, njoftoi sot qeveria.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, një total prej 6 159 pacientësh kanë vdekur në spital si pasojë e COVID-19.

Deri tani 213 118 njerëz janë testuar për COVID-19, 55 242 prej të cilëve kanë dalë pozitivë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.