BM – Downing Street: Johnson në gjendje të qëndrueshme, nuk ka pneumoni

LONDËR, 7 prill /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson është në gjendje të qëndrueshme nën kujdesin intensiv dhe nuk ka pneumoni, njoftoi Downing Street.

“Gjatë natës kryeministri ka qenë në gjendje të qëndrueshme dhe mbetet ende në gjendje të mirë”, deklaroi një zëdhënës.

“Ai është duke marrë trajtim standard me oksigjen dhe merr frymë pa ndihmë tjetër”. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.