22 mjekë dhe infermierë të shëruar nga COVID-19

TIRANË, 7 prill/ATSH/ Numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar nga COVID-19 ka shkuar në 22 ndërsa numri në total është 131.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se çdo infermier, mjek, punonjës i sistemit shëndetësor është aset i çmuar.

Ajo shprehet e lumtur se edhe 1 infermiere ka rezultuar negative në testin konfirmues.

“Çdo infermier, çdo mjek, çdo punonjës i sistemit shëndetësor është aset i çmuar për ne. Ndaj më gëzon fakti se edhe 1️ infermiere është shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në ISHP. Shkon në 22 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar nga COVID-19. Deri tani 131 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur COVID-19”, shprehet Manastirliu. z.tosku./ /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.