15 pacientë të tjerë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, shkon në 131 numri në total

TIRANË, 7 prill/ATSH/ Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 131.

Shifrat janë bërë publike nga shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino e cila në komunikimin për mediet.

‘Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 67 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar’-tha Bino.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 74 pacientë. z.tosku/  /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.