ZVICËR – OBSH: Vetëm maskat sanitare nuk mjaftojnë kundër COVID-19

GJENEVË, 6 prill /ATSH-AFP/- Vetëm maskat nuk janë zgjidhja kundër pandemisë së COVID-19, njoftoi sot kreu i OBSH-së.

Përdorimi i tyre i përhapur në mesin e popullatës justifikohet vetëm në rastin kur ka një qasje të kufizuar ndaj ujit për të larë duart ose kur distancimi fizik është i vështirë.

“Nuk ka përgjigje binare, nuk ka asnjë zgjidhje-mrekulli. Vetëm maskat nuk mund ta ndalojnë pandeminë e COVID-19”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konference virtuale për shtyp nga Gjeneva./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.