VIDEO – Masat kundër COVID-19/ Qytetarët e Fierit respektojnë kufizimet

TIRANË, 6 prill/ATSH/ Qytetarët e Fierit u janë bindur kufizimeve të imponuara nga masat drastike që janë marrë nga autoritetet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Banorët e Fierit kanë zbatuar urdhrin për ndalimin e plotë të qarkullimit gjatë ditës së sotme, në kuadër të masave të marra nga autoritetet shtetërore për evitimin e përhapjes së COVID-19.

Rrugë tërësisht të boshatisura nga mjetet dhe këmbësorët, kjo ishte pamja që ofronte Fieri sot pas orës 13:00, ndërsa të gjithë qytetarët kanë zbatuar urdhrin për të qëndruar në banesa.

Masat e marra nga Policia, duke filluar nga gjobat dhe shoqërimet kanë dhënë efekt.

Pedonalja e qytetit është zbrazur nga kalimtarët, ashtu sikurse të gjitha rrugët e tjera, ndërsa të gjitha dyqanet janë po ashtu të mbyllura. /m.m//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.