TEKNOLOGJI – YouTube fshin videot që lidhin koronavirusin me rrjetin 5G

UASHINGTON, 5 prill /ATSH-ANSA/- YouTube do të heqë, ose në çdo rast, ose do të zvogëlojë shikueshmërinë e videove që mbrojnë teoritë e komplotit duke e lidhur epideminë e koronavirusit me rrjetin 5G.

Kompania theksoi se kjo masë vjen pasi, në Britaninë e Madhe, 5 antenave të rrjetit 5G iu vu zjarri pas përhapjes së lajmeve të rreme.

Videot që shkelin rregullat e YouTube do të fshihen, theksoi një zëdhënës i kompanisë, duke kujtuar se kompania “ndalon gjithashtu videot që në vend të kujdesit mjekësor promovojnë metoda që nuk janë vërtetuar nga ana mjekësore për të parandaluar koronavirusin”.

”Kemi filluar të zvogëlojmë rekomandimet për përmbajtjen e vijës kufitare, siç janë teoritë e komplotit që lidhin 5G dhe koronavirusin, të cilat mund të keqinformojnë përdoruesit në mënyra të dëmshme”, shtoi zëdhënësi. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.