SPANJË – 637 të vdekur në 24 orë, dita e katërt në rënie

MADRID, 6 prill /ATSH-AFP/ – Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar 637 të vdekur në 24 orë, një bilanc në rënie për të katërtën ditë radhazi dhe shifra më e ulët në 13 ditë, sipas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i rasteve është rritur me 3,3% për të njëjtën periudhë nga 4,8% një ditë më pare, gjë që thekson se përhapja e koronavirusit po ngadalësohet në vendin që është goditur më rendë nga COVID-19, pas Italisë.

Numri total i të vdekurve ka arritur në 13.055 dhe i personave të kontaminuar në 135 032./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.