SHBA – OKB: Stop dhunës ndaj grave si pasojë e kufizimit nga COVID-19

NJU JORK, 6 prill /ATSH-AFP/ – Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i bëri thirje botës për të mbrojtur grate dhe vajzat në shtëpi, ndërkohë që kufizimi si pasojë e pandemisë së COVID-19 ka rritur dhunën verbale dhe në familje.

“Këto javët e fundit, ndërkohë që rriten presionet ekonomike dhe sociale dhe ekziston frika, bota është përballur me një rritje të frikshme të dhunës në familje”, theksoi ai me keqardhje në një komunikatë.

“Dhuna nuk kufizohet në fushen e betejes”, theksoi ai në një deklaratë duke kujtuar thirrjen e tij të fundit për një armëpushim në zonat e luftës për të luftuar më mirë sëmundjen.

“Fatkeqësisht, shumë gra dhe vajza e shohin veten veçanërisht të ndjeshme ndaj dhunës pikërisht aty ku duhet të mbrohen. Në shtëpitë e tyre. Kjo është arsyeja pse unë apeloj sot për paqe në shtëpi dhe në mbarë botën “, shtoi ai./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.