RUSI – Regjistrohen mbi 1 000 raste të reja në 24 orë

MOSKË, 6 prill /ATSH-DPA/ – Rusia raportoi sot rreth 1 000 raste të reja me koronavirus, shifra me e lartë që nga fillimi i pandemisë, pasi rajonet në të gjithë vendin kanë marrë masa izolimi.

”Rastet e raportuara u rritën me 11%, në 6 343”, sipas shifrave zyrtare.

Janë regjistruar të paktën 47 viktima nga virusi.

Presidenti, rus Vladimir Putin ka këshilluar qytetarët të qëndrojë në shtëpi për pjesën tjetër të muajit dhe të dalin vetëm kur është absolutisht e nevojshme.

“Nuk e kemi kaluar ende kulmin e epidemisë në botë dhe në vendin tonë”, deklaroi Putin javën e kaluar në një fjalim televiziv kombëtar. / /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.