Programi i Rindërtimit/ Brenda kësaj jave nis puna për strukturën në Thumanë

TIRANË, 6 prill/ATSH- A. Fortuzi/ Kryeministri Edi Rama, gjatë një komunikimi me qytetarët, ka dhënë një lajm të mirë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, duke njoftuar se brenda kësaj jave nis puna për strukturën në Thumanë.

Ai gjithashtu bëri me dije se, po këtë javë do të aprovohen të gjitha projektet e infrastrukturës për të gjitha zonat e prekura nga tërmeti, për t’i hapur rrugë më tej ndërtimit të shtëpive.

“Lajmi i mirë për ata që janë prekur nga tërmeti është se brenda kësaj jave nis puna për strukturën në Thumanë, ku pastaj do të aprovojmë dhe projektet e infrastrukturës për të gjitha zonat dhe më pas do të vijojmë me ndërtimin e shtëpive. Po ashtu për 46 shkolla janë bërë gati dokumentet në zonën jashtë Tiranës dhe do të jepet leja për vijimin e ndërtimit”, – tha Rama. /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.