Kosovë/ Ndërrojnë jetë dy pacientë me COVID-19 

PRISHTINE, 6 prill /ATSH/ -Klinika Infektive njoftoi se sot ndërruan jetë dy pacientë të tjerë me COVID-19.

Në orën 03:00 ka ndërruar jetë pacienti i gjinisë mashkull S. N, 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive me datën 4 prill, transferuar nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rëndë.

Në ora 07:10 ka ndërruar jetë pacientja e gjinisë femër, N. R, 1950, nga fshati Korishë i Prizrenit, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive me datën 2 prill dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica).

Në total, numri i personave që kanë humbur jetën në Kosovë me COVID-19 është tre./KosovaPress/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.