JAPONI – Abe shpall gjendjen e jashtëzakonshme për COVID-19

TOKIO, 6 prill /ATSH-DPA/ – Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe planifikon të deklarojë gjendjen e jashtëzakonshme lidhur me përhapjen e koronavirusit të ri, njoftoi sot agjencia  japoneze e lajmeve, Kyodo duke cituar një zyrtar qeveritar.

”Shpallja e kësaj gjendjeje do t’i fuqizojë autoritetet të mbyllin shkollat dhe të urdhërojnë publikun që të qëndrojë në shtëpi, veçanërisht në qytetet e mëdha si Tokio dhe Osaka”, sipas Kyodo.

Abe ka qenë nën presion në rritje për të ndërmarrë veprime urgjente për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Dje, Japonia regjistroi 143 raste të reja.

Japonia tashmë është detyruar të shtyjë edhe Lojërat Olimpike të kësaj vere në Tokio për një vit për shkak të krizës globale./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.