IZRAEL – Negociata maratonë për një qeveri para Pashkëve

TEL AVIV, 6 prill /ATSH-DPA/ – Dy partitë kryesore izraelite po zhvillojnë negociata maratonë sot, në një përpjekje të furishme për të arritur një marrëveshje koalicioni përpara festës njëjavore të Pashkëve Hebraike, që fillon në perëndim të së dielës së ardhshme.

“Të gjithë janë të interesuar të përfundojmë një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur”, tha një burim i lartë në partinë centriste ”Bardheblu” e ish-gjeneralit, Benny Gantz, tani kryetar i Knessetit.

”Ne do të bashkohemi vetëm në një qeveri të unitetit, me ‘Likud’ të kryeministrit Benjamin Netanyahu, vetëm nëse kjo parti ruan demokracinë dhe bashkohet me përpjekjet për të luftuar pandeminë e [koronavirus] sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ky burim për DPA-në.

”Një çështje që po diskutohet është pranimi ose jo i insistimit të Netanyahut për shtrirjen e sovranitetit izraelit mbi një pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar, i cili, nën planin e diskutueshëm të presidentit amerikan, Donald Trump për Lindjen e Mesme, duhej të ishte  pjesë e Izraelit”, tha burimi.

Zyrtarët e ”Likud” thanë se ka gjasa që bisedimet të jenë të suksesshme./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.