ITALI – Qeveria diskuton masat për fundin e vitit shkollor

ROMË, 6 prill /ATSH-ANSA/ – Masat për fundin e vitit shkollor janë në vëmendjen e qeverisë italiane, që po shqyrton të gjitha hapësirat e mundshme, përballë pandemisë së koronvirusit.

Në rast se veprimtaria mësimore nuk rifillon deri më 18 maj, sipas një drafti të qeverisë, ose në rast se për arsye shëndetësore asnjë provim nuk mund të mbahet me pjesëmarrje e nxënësve, atëherë provimi i fundit shtetëror i ciklit të parë të arsimit do të zëvendësohet me vlerësimin përfundimtar nga i ashtuquajturi Këshill i Klasës, që merr parasysh përgatitjen gjatë vitit të nxënësit.

Përsëri sipas draftit, është e mundur të konfirmohen, për vitin shkollor 2020-2021, të gjitha tekstet shkollore të miratuara për vitin shkollor aktual.

Dritë jeshile nga Këshilli italian i Ministrave për rekrutimet e kërkuara nga Ministria e Arsimit për të rikuperuar një pjesë të vendeve të lira në verën e vitit 2019./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.