GJERMANI – Ministrat thirrje për përdorimin e masave të përbashkëta të BE-së kundër koronavirusit

BERLIN, 6 prill /ATSH-DPA/ – Dy ministra të lartë të qeverisë gjermane bënë thirrje që masat kolektive të Bashkimit Europian të përdoren në luftën kundër koronavirusit.

Vendet anëtare të BE-së janë në mosmarrëveshje në lidhje me fuqinë fiskale që duhet përdorur për të zbutur goditjen ekonomike të pandemisë, ku ministrat e Financave do të rishikojnë çështjen nesër.

Në një artikull të botuar në disa gazeta europiane, ministri i Jashtëm, Heiko Maas dhe ministri i Financave, Olaf Scholz thanë se iniciativat e përbashkëta të BE-së, siç janë fondi i shpëtimit të Mekanizmit të Stabilitetit (ESM) dhe Banka Europiane e Investimeve, mund të përdoren për të lehtësuar ndikimin e pandemisë.

Por, ata nuk përmendën të ashtuquajturat “koronabondet”, të cilat qeveria gjermane deri tani i ka refuzuar./ /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.