FRANCË – Le Maire: Në 2020 vendi përballë recesionit më të rëndë që prej 1945

PARIS, 6 prill /ATSH-AFP/ – Për shkak të koronavirusit, Franca do të njohë padyshim në 2020 me vitin më të keq të recesionit ekonomik që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, theksoi sot ministri i Ekonomisë, Bruno Le Maire.

“Shifra më e ulët e rritjes ekonomike që është regjistruar nga Franca që prej vitit 1945, ka qenë në vitin 2009 pas krizës të madhe financiare të vitit 2008, -2,2%. Ne do të arrijmë përtej kësaj vlere prej -2,2%” këtë vit”, deklaroi ministri në një fjalim para komisionit të Çështjeve Ekonomike të Senatit.

“Kjo tregon shtrirjen e tronditjes ekonomike me të cilën po përballemi”, shtoi ai, me shumë sektorë plotësisht të mbyllur nga fakti i kufizimit të vendosur, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e epidemisë.

Në buxhetin e korrigjuar, i miratuar në mesin e muajit mars, qeveria kishte parashikuar fillimisht një recesion prej 1% këtë vit, por Bruno Le Maire, disa ditë më vonë, kishte vlerësuar tashmë se rënia e aktivitetit ekonomik do të ishte shumë më e madhe./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.