COVID-19 – Norvegjia e gjykon nën kontroll epideminë në territorin e saj

OSLO, 6 prill /ATSH-AFP/-Norvegjia, e cila ka adoptuar një regjim gjysmë-kufizimi, ka arritur të vërë nën kontroll epideminë e koronavirusit të ri në territorin e saj, njoftoi sot qeveria norvegjeze.

Shkalla e riprodhimit të sëmundjes, domethënë numri i personave të infektuar nga secili pacient, ra nga 1 në 0,7 në krahasim 2,5 para adoptimit në mes të marsit të masave të tilla, si mbyllja e hapësirave të caktuara publike dhe ndalimi i ngjarjeve sportive dhe kulturore.

“Kjo do të thotë se kemi vënë nën kontroll epideminë e koronavirusit”, tha ministri i Shëndetësisë, Bent Høie./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.