BM – Përkeqësohet gjendja e Johnson, kryeministri merr oksigjen

LONDËR, 6 prill /ATSH/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson i cili ka rezutluar pozitiv me koronavirus, po kryen kontrolle të mëtejshme në spital, shkruan gazeta britanike “Daily Mail”.

Johnson u shtrua në spitalin “St Thomas’s”, pranë ”Downing Street”, mbrëmë, pasi mjekët u shqetësuan se simptomat e tij ende nuk ishin përmirësuar.

Mendohet se ai po trajtohet me oksigjen dhe shkak për përkeqësimin e shëndetit është bërë puna e tij e vazhdueshme.

Një deputet sugjeroi se ai nuk duhet të punonte kaq shumë, në përpjekje për t’i ngjarë heroit të tij, Winston Churchill.

”Downing Street” ka këmbëngulur se kryeministri do të jetë në kontroll të qeverisë, pavarësisht se do të qëndrojë në spital pa afat kohor të caktuar.

Ministri i Jashtëm, Dominic Raab kryesoi mbledhjen e përditshme të kabinetit./ /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.