116 qytetarë mundin COVID-19, shërohen edhe 3 personel shëndetësor

TIRANË, 6 prill/ATSH/ Janë shëruar edhe 3 persona të tjerë, pjesë e personelit mjekësor duke e çuar në 21 numrin e mjekëve dhe infermierëve të shëruar nga COVID-19.

Lajmi u bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila ka thënë se deri tani 116 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur COVID-19.

“Edhe 3 personel shëndetësor janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në ISHP. Shkon në 2️1 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar nga COVID-19. Deri tani 116 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur koronavirusin”, – tha Manastirliu. z.tosku/ /a.a/ /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.