SHBA – Regjistrohen 594 viktima në 24 orët e fundit në Nju Jork

NJU JORK, 5 prill /ATSH-AFP/- Shifra alarmante vdekjesh janë regjistruar në shtetin e Nju Jork në 24 orët e fundit ku numri ka arritur në 594 vdekje për një total prej 4 159 personave.

SHBA-ja kaloi pragun prej 300 000 rastesh të regjistruara me koronavirusin e ri, sipas të dhënave të Universitetit amerikan, Johns Hopkins.

Pandemia ka shkaktuar të paktën 8 162 të vdekur në vend, sipas një tabloje në internet të universitetit.

Kulmi prej 200 000 rastesh të regjistruara u kalua vetëm të mërkurën, një përshpejtim që u bë i dukshëm nga bërja e madhe e testeve të depistimit në SHBA.  /os/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.