Porti i Durrësit/ Në përpunim 6 anije me mallra, 3 të tjera në radhë

TIRANË, 5 prill /ATSH/ Autoriteti Portual Durrës njofton se vazhdon normalisht puna në portin më të madh të vendit dhe se gjatë ditës së sotme po përpunohen 6 anije dhe 3 anije të tjera janë në pritje.

Konkretisht janë duke u përpunuar: anija “NS Nevela” me 3234 tonë çimento; anija “Abo Alysa” me 2667 tonë skrap; anija “ST Johns” me 3850 tonë ure; anija “Ibla” me 4500 tonë çimento; anija “Frojdi II” me 1418 tonë grurë dhe anija “Pacific Dalian” me 261 kontejnerë dhe në pritje për t’u shkarkuar janë edhe 2 anije me 8300 tonë grurë dhe 1 anije  me kontejnerë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.